Keni dëgjuar shpesh besoj për marrëdhëniet e fëmijëve me kafshët, kryesisht macen. Kur një njeri i rritur i prek bishtin maces ajo, është e gatshme të përpijë atë. Ndërsa me fëmijët ndodh e kundërta, çfarëdo qe ti bëjë një fëmijë macja nuk i kundërpërgjigjet.
Kuriozitetet lidhur me këtë marrëdhënie nuk kanë fund. Pasi të lexoni këtë kuriozitet jemi të sigurt që do i doni akoma edhe më shumë macet. Në vitin 2013 macja e quajtur Masha gjeti një fëmijë brenda kutie në mes të dëborës. Në vendin e ngjarjes kishte shumë njerëz rrethe rrotull por askush nuk e pa foshnjën. Ndërkohë që macja kishte qëndruar pranë kutisë dhe mjaulliste me të madhe. Në këtë mënyrë ajo tërhoqi vëmendjen e njerëzve dhe ata u afruan për ta shpëtuar fëmijën.







