Kantautori i njohur, Alban Skënderaj, ka bërë një dedikim mjaft të bukur sot, për dy femrat më të rëndësishme të jetës së tij, Miriamin dhe Amelinë. Një foto si përrallë ku ato janë dy princeshat, Albani e shoqëron me shkrimin “Esenca e jetës”. Por ashtu si çdo këngë apo tekst i tij, edhe ky dedikim është pëlqyer shumë nga të gjithë. A nuk është Albani bashkëshorti dhe babai perfekt? Të gjithë pa dyshim do të thonë po.









