Florjan Binaj është aktori i suksesshëm i humorit, me të cilin u njohëm shumë vite më parë në varietenë “Portokalli” të “Top Channel”. Ai sot është një ndër personazhet më të dashur për shqiptarët, të cilët më së shumti e thërrasin “Polici i Portokallisë”. Nga ana tjetër Flori ka një jetë familjare shumë të rregullt. Ai është bashkëshort i lumtur i një bukurosheje dhe baba i dy fëmijëve gjithaq të bukur. Në rrjetet sociale pikasëm këtë pozë, pas të cilës u dashuruam e nuk rrinim dot pa e ndarë me ju. Një nga fotot më të bukura ndonjëherë të Florit!