Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!

23/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!

Një nga hyrjet më të veçanta të këtij edicioni të Big Brother vjen nga Stenaldo Mëhilli, i cili edhe pse ishte personi i parë që preku simbolikisht shtëpinë, tashmë bëhet zyrtarisht pjesë e lojës.





28-vjeçari nga Fieri jeton sot me nënën dhe vëllanë, në një familje që është ndërtuar mbi sfida të forta jetësore. Që në muajt e parë të jetës së tij, Stenaldo është përballur me një humbje të rëndë: vrasjen e të atit, ngjarje që ka ndryshuar përgjithmonë balancat familjare dhe ka vendosur nënën në qendër të çdo mbështetjeje emocionale dhe praktike.

Një tjetër goditje vjen shumë herët. Në moshën gjashtëmuajshe, si pasojë e një infeksioni të rëndë, ai humb shikimin. Megjithatë, kjo nuk është kthyer kurrë në justifikim apo pengesë për të ndalur ambiciet e tij.


Stenaldo ka zgjedhur të ecë përpara pa u vetëpërkufizuar si viktimë, duke kërkuar gjithmonë të vlerësohet për atë që bën dhe jo për rrethanat personale. Muzika ka qenë një nga rrugët e tij kryesore, çka e ka çuar edhe në skenën e “The Voice”, ndërsa një pasion tjetër i rëndësishëm ka qenë gazetaria.

Eksperienca në Top Albania Radio mbetet për të një nga kapitujt më të bukur të jetës profesionale, ndërsa më vonë zgjedh të largohet drejt Gjermanisë për të punuar dhe për të fituar më shumë pavarësi. Atje mëson të jetojë i vetëm, të orientohet në qytet, të gatuajë dhe të përballet me situata jo gjithmonë të lehta, përfshirë edhe momente rreziku.

Rikthimi në Shqipëri lidhet me vështirësitë e nënës së tij për t’u përshtatur me jetën jashtë vendit. Ndërkohë, ëndrra për të qenë pjesë e Big Brother ka qenë e pranishme prej vitesh, si një mundësi për një fillim të ri, si në planin personal ashtu edhe në atë profesional.

Stenaldo e bën të qartë se nuk kërkon trajtim të veçantë brenda shtëpisë dhe se hyn në lojë i bindur se ka mjaftueshëm forcë për të konkurruar si gjithë të tjerët. Ai nuk e sheh veten si zëdhënës të një komuniteti, por synon të jetë një shembull pozitiv përmes mënyrës së tij të jetesës dhe arritjeve, duke sfiduar paragjykimet me veprime dhe jo me fjalë.

Hyrja e tij ka emocionuar banorët dhe ka sjellë një nga historitë më njerëzore të këtij sezoni të Big Brother.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
Next Post
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?

Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera