Rina Balaj dhe Tayna janë dy prej repereve më të suksesshme të momentit. Të dyja kanë qenë rivale që në fillim të karrierës së tyre, dhe një bashkëpunim mes tyre do të ishte bombë. Në një intervistë së fundmi Rina ka deklaruar se menaxheri i Tayna-s i ka kërkuar bashkëpunim mes dy këngëtareve dhe Rina nuk ka pranuar.
“Po është kërkuar, por nuk është kërkuar personalisht nga ajo por menaxheri i saj ka kërkuar bashkëpunimin që nuk është bërë. Arsyeja është që nëse do e kishte kërkuar para dy vitesh ndoshta do të kisha pranuar, tani nuk jam më ai person, nuk po mendoj më për urrejtje apo feminizëm fals”, u shpreh Rina.








