Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monica, e kanë vërtetuar prej kohësh se janë një çift për t’u pasur zili. Çifti ndan shpeshherë me ndjekësit e tyre, momente të bukura që kalojnë sëbashku, ndërsa Monica nuk heziton të tregojë se është një mbështetje shumë e madhe për ish-futbollistin shqiptar. Ajo mundohet të jetë sa më hermetike në lidhje me familjen e saj, megjithatë së fundmi, ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku zbulon se si ka nisur dita e tyre. Monica duket se ka përgatitur një mëngjes të shëndetshëm për të dy dhe e ka servirur atë në shtrat. Krahas fotots shkruan: “Zgjohu burri im, zgjohu”, duke treguar kështu përkujdesin e saj ndaj Lorikut. Kujtojmë se Monica dhe Loriku janë të martuar prej vitesh tashmë dhe kanë një djalë 2-vjeçar që quhet Bojken./revistawho.com