Pas infektimit me ‘Covid-19’, Presidenti i shteteve të Amerikës, Donald Trump ka pohuar se ndihet shumë mirë dhe e ka konsideruar virusin si një bekim nga zoti.
Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në më pak se një javë pasi rezultoi pozitiv me ‘Covid-19’.
Mjeku i Donald, Sena Conley tregoi se presidenti nuk pati simptoma dhe për më shumë se 24 orë nuk pati as temperaturë.
Në një video mesazh Trump u tha amerikanëve se të gjithë duhet të kenë akses për trajtimin mjekësor që ai pati pa kosto ekstra. Kujtojmë se fill pas këtij momenti në rrjet qarkulluan lajmet se virusi kishte mbërritur tashmë në shtëpinë e bardhë dhe se prej tij ishin infektuar disa persona që punojnë brenda tij./revistawho.com








