Ndonëse e re në moshë, ajo është një ndër sipërmarrëset më të suksesshme në Shqipëri… Kristina Neranxi, biondja sharmante ka festuar dy ditë më parë ditëlindjen e saj të rradhës mes miqve të zemrës, në lokalin që është edhe shtëpia e saj e dytë, “Divina”. Siç shihet edhe në këtë foto, duket se dhurata që ka mbizotëruar në këtë përvjetor të Kristinës kanë qenë trëndafilat. Në statusin e shpërndarë për të falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar ajo thotë: “E bekuar! Me shumë dashuri falenderoj të gjithë familjarët dhe shoqërinë time që ma mbushën ditën me kaq shumë lumturi si dhe vetë foto”…