Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Seno Fishta, ka ndarë për herë të parë publikisht një kapitull shumë të errët të jetës së tij gjatë pjesëmarrjes në emisionin “S’e Luan Topi”. Ai foli hapur për vitet e emigrimit, kërkimin e azilit dhe pasojat personale që kjo periudhë la tek ai dhe familja e tij.





Seno tregoi se gjatë qëndrimit në Francë, vështirësia më e madhe nuk lidhej me kushtet e jetesës, por me mungesën e dokumenteve dhe pritjen e pafundme për një status të ligjshëm. Për gjashtë muaj, ai dhe partnerja e tij Edra u strehuan në një kamp refugjatësh, ku jetonin në çadra bashkë me rreth një mijë persona të tjerë, mes tyre edhe shumë gra shtatzëna.

Ai përshkroi realitetin e ashpër të kampit, ku mungesa e energjisë elektrike i detyronte banorët të gjenin zgjidhje të rrezikshme për të gatuar apo për t’u ngrohur. Sipas tij, shpesh merrnin energji nga ndriçimi publik, gjithmonë me frikën se mund të përballeshin me ndërhyrjen e autoriteteve.


Pjesë nga intervista:

Kur filluan vështirësitë?

“Problemet ishin, gjithmonë vinin për arsye letre. Kur nuk ke letra, nuk ke identitet, nuk mund të gjeje një shtëpi, një punë stabël.”

Pastaj lindi vajza?

“Një ditë pasi lindi vajza, kam qëndruar për një periudhë të gjatë larg familjes.”

Pse? Çfarë ndodhi?

“Hyra në një gabim, në një mesele që më ndaluan në Zvicër. Një hetim në lidhje me narkotrafikët, u përfshiva përmes disa mesazheve, me disa njohja që kisha.”

Dyshoheshe se ishe pjesë e një grupi që që trafikonte lëndë narkotike, drogë?

“Po, edhe u arrestova. Më thanë të shkoja, e thosha jo se kam nusen në spital. Doja me shit makinën dhe të rrija për qejf, por shkova. Lashë Edrën në spital me vajzën 1-ditëshe dhe e gjeta 32 muajshe. Edra ka bërë një sakrificë të madhe.”

Ka ardhur të takojë ty në paraburgim? Qëndrove atje 32 muaj?

“Po. Dua të gjykoj veten, pa patur nevojë duke u marrë me njerëz të gabuar që të kushtojnë shumë.”

Ishte fati jot, pra ti nuk pate përfshirje në këtë grup apo shoqëri e gabuar?

“Nuk dua të dal si më i ndershmi dhe të justifikoj veten. Ndodhi si ndodhi, por ato veset dhe nevoja për financa të bën ndonjëherë të përfshihesh.”

Ndihesh fajtore karshi vajzës? Ti e gjete gati 3 vjeçe

“Ndihem shumë fajtor karshi vajzës, djalit dhe Edrës. Vajza nuk më njihte, nuk më rrinte në prehër. E mora kur ishte në gjumë, ku u zgjua tha jo jo.”

U mërzite?

“U mërzita shumë¸ po e di se më donte dhe më do. Ka patur një rast kur i ka thënë të ëmës ‘kam frikë se dua babin më shumë se ti’.”

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera