Sonte në mbrëmje, në të gjithë botën, festohet “Halloween”, edhe pse përgatitjet kanë nisur prej ditësh. Edhe në shtëpinë e këngëtares Zaimina Vasjari, ambienti i është përshtatur atmosferës së ‘Halloween’ me detaje të frikshme dhe kunguj. Vetë Zaimina ka vendosur të ndryshojë me rastin e kësaj feste. Në pamjet e shpërndara nga ajo, duket edhe vogëlushja e saj, Khloe, e veshur në mënyrë të frikshme. Kujtojmë se dita e 31 tetorit kur dhe festohet “Halloween” shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur./revistawho.com










