Në vetëm pak ditë Meghan Markle pritet të festojë ditëlindjen e saj e cila pritet të jetë ndryshe nga çdo vit i mëparshëm i saj.
Burime të afërta pranë dyshes mbretërore kanë treguar për ‘Daily Mail’ se Meghan ka shprehur dëshirën për të udhëtuar në Montecito, Santa Barbara, California, për të festuar ditëlindjen me miqtë e saj më të ngushtë, të cilët para festës do testohen për të parë nëse janë ose jo të prekur nga Covid-19.
“Çfarëdo lloj gjëje që të vendosë për ditëlindje, Meghan do ta bëjë shumë private. Nuk ka ndërmend të bëjë festa të shkujdesura apo të papërgjegjshme”, kanë treguar burime pranë çiftit.
Kujtojmë se që prej zhvendosjes së Meghan dhe Harry-t në ShBA, daljet e tyre në publik kanë qenë mjaft të rralla, duke shijuar kështu privatësinë e tyre./revistawho.com








