• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një festë në natyrë, Bieta zbulon piknikun e organizuar për ditëlindjen e Kroit

Pak ditë më parë, i vogli i Bietës dhe Albanit, Kroi Art mbushi 3 vjeç. Moderatorja i dedikoi djalit fjalët më të ndjera, duke uruar që çdo femër të provonte po të njëjtën ndjesi, atë të të qenurit nënë.

Ditën e sotme Bieta ka ndarë në ‘Instastory’ disa foto të ambientit të zbukuruar duke zbuluar festën në natyrë për Kroin e vogël. Nga pamjet dallohen tollumbacet me emrin e tij dhe Sulo e veshur sportive duke përgatitur ushqimet mes ajrit të pastër me gotën e verës në dorë.

Me siguri ky do të mbetet një kujtim i bukur për Kroin dhe gjithë njerëzit e dashur të tij, të cilët edhe pse në një situatë jo të thjeshtë kanë gjetur mënyrën e duhur se si të festojnë./revistawho.com