Ditën e djeshme, ‘Prive.al’ bëri të ditur Elita Rudi dhe Gjiko do të organizonin një festë dedikuar djalit të tyre, Zërit. Festa u organizua në Pejë, me shumë familjarë dhe të afërt të ftuar. ‘Prive’ gjithashtu ka mundur të sigurojë fotot e para të festës, ku Elita dukej në krah me djalin e saj, e veshur me një fustan mbas trupit, flokë të lëshuara me onde dhe e rrethuar nga kamerat. Duket se ky moment është kapur gjatë momentit kur Elita dhe Zëri janë bërë pjesë e një kërcimi, ndërsa të gjithë të ftuarit qëndronin rreth tyre. Atmosfera e festës duket shumë e bukur, megjithatë presim të shohim fotot apo videot që do të publikojnë familjarët, apo vetë Elita me Gjikon./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BvZalbYgyRp/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=grwsbgsbpypq