Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Një festival që kërkon të lëvizë gjithë qytetin… dhe po ia del

09/10/2025
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
Një festival që kërkon të lëvizë gjithë qytetin… dhe po ia del

Nëse lëviz nëpër Tiranë këtë tetor, mund të ndeshesh papritur me një performancë, madje edhe të bëhesh pjesë e saj. Çdo vjeshtë, Tirana kthehet në pikën e takimit mes artistëve ndërkombëtarë dhe publikut për Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit Tiranë (IDFT). Tashmë në edicionin e tij të katërt, festivali është shndërruar në platformën më të rëndësishme të kërcimit bashkëkohor në Shqipëri, por këtë vit, gjërat lëvizin disi ndryshe.





 


Nën drejtimin artistik të koreografit franko-shqiptar me famë botërore, Angjelin Preljocaj, dhe me një fokus të veçantë këtë vit tek qasja me publikun dhe ndërveprimi me hapësirat e ndryshme të Tiranës, harta e këtij edicioni shtrihet shumë më tej të zakonshmes.


Në bashkëprodhim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkisë Tiranë, festivali sjell për herë të parë një Program të Hapur për Publikun, që e vendos kërcimin në një rrugëtim urban në hapësira historike dhe sociale të qytetit. Përveç TKOB dhe Teatrit Kombëtar, performancat këtë vit do të zhvillohen në Teatrin Metropol, Teatrin Kombëtar të Kukullave, si dhe në hapësira alternative si Vila 31 Art Explora, Piramida e Tiranës, Galeria e Artit Bashkëkohor GOCAT, Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej, Qendra Komunitare Kombinat, madje edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Qëllimi është i qartë: të decentralizohet arti i kërcimit dhe ta afrojë me familjet, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara, duke krijuar shkëmbime dhe ura të reja komunikimi mes artistëve dhe qytetarëve, pikërisht aty ku ndodh jeta e përditshme.

“Kërcimi i përket të gjithëve.” Kjo bindje udhëheq vizionin e Angelin Preljocaj për festivalin, e cila merr jetë te trupa e tij G.U.I.D. (Grupi Urban i Ndërhyrjeve të Kërcimit) — një formacion që i dedikohet ndërhyrjeve urbane dhe që, për dy ditë rresht, do të shndërrojë sheshet, tregjet dhe qendrën komunitare në skena të hapura. Në të njëjtën frymë zhvillohet edhe projekti me pjesëmarrjen e publikut, “Blossom”, ku qytetarë të çdo moshe dhe formimi ushtrohen e performojnë krah profesionistëve. Një program për fëmijë me shfaqje dhe punëtori falas, i mbështetur nga Delegacioni i BE në Shqipëri përmes programit EU4Culture dhe UNOPS, hap gjithashtu dyert e kërcimit për gjeneratat e reja.

Nga 9 deri më 25 tetor, nëse jeni duke ecur te Pazari i Ri, Piramida, Sheshi Skënderbej apo edhe në aeroport, mos u habisni nëse ndesheni papritur me një performancë kërcimi.

Përtej programit publik, IDFT 2025 sjell një përzgjedhje të kuruar të kryeveprave bashkëkohore, premierave të reja dhe performancave të krijuara ose përshtatura posaçërisht për hapësirat e Tiranës.

“PULS”, një program-triptik i trupës së Teatrit të Operës dhe Baletit, bashkon në një natë veprat e koreografëve legjendarë Jiří Kylián (“Falling Angels”) dhe Robert North (“Troy Game”) me “Radian40°”, një krijim të ri nga koreografi shqiptar Edi Blloshmi, aktualisht drejtor artistik i baletit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

“Notte Morricone” nga Aterballetto (Itali) i bën homazh koreografik kompozitorit legjendar të filmave Ennio Morricone, një shfaqje që vjen në skenë me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës. “Bate Fado” nga Jonas & Lander (Portugali) dhe “Alegorías” nga Paula Comitre (Spanjë) risjellin fado-n dhe flamenko-n në një dimension bashkëkohor.

Këtë vit, festivali vendos në bashkëbisedim mediumin e kërcimit me atë të arteve pamore. Në Teatrin Metropol, “Men at their Bath” i Preljocaj (bazuar në pikturat e Caillebotte) takohet me veprën e sapokrijuar “Women at their Bath” (e frymëzuar nga Degas), premierë e realizuar posaçërisht për IDFT 2025 me mbështetjen e Ambasadës Franceze. Një tjetër skenë po aq e pazakontë, Galeria GOCAT brenda Piramidës kthehet në hapësirë performative. Sandrine Lescourant (Mufasa) dhe Abraham Diallo prezantojnë “The Unknown”, ku hip-hopi, fjala e folur dhe muzika ndërthuren me veprat e ekspozuara në hapësirën e galerisë, premierë e realizuar falë mbështetjes së Fondacionit Mane. Ajo që lind nga këto takime nuk është një kërcim që flet “për” artin pamor, por një gjuhë e përbashkët ku trupi dhe imazhi fillojnë të ripërkufizojnë njëri-tjetrin.

Këtij programi i shtohen perspektivat e reja të koreografëve bashkëkohorë si Anna Chirescu, Armin Hokmi dhe Clara Freschel. Secili prej tyre sjell gjuhë të ndryshme artistike përmes performancave multidisiplinore, që bashkojnë teatrin performativ, muzikën live, baletin dhe këndimin në ndërveprim të drejtpërdrejtë me publikun. Këto krijime shtyjnë kufijtë e mendimit kritik përmes temave që marrin frymëzim nga memoria, trashëgimia dhe çështjet aktuale sociale.

Programi edukativ i festivalit ndjek të njëjtën qasje gjithëpërfshirëse. Çdo vit, IDFT krijon hapësira mësimi dhe shkëmbimi përmes workshop-eve falas të udhëhequra nga koreografë ndërkombëtarë. Pesë klasat e këtij viti eksplorojnë baletin bashkëkohor, flamenko-n, improvizimin me ndikime hip-hop dhe forma të tjera ndërdisiplinore, duke përfshirë fëmijë, nxënës të Shkollës së Baletit, studentë të Universitetit të Arteve, profesionistë dhe dashamirës të kërcimit.

Gjatë tre javëve, festivali sjell në Tiranë 20 shfaqje, mes tyre 15 premiera dhe 3 krijime të konceptuara posaçërisht për edicionin e katërt të IDFT, si dhe mbi 10 ngjarje publike falas në 11 hapësira të ndryshme të qytetit.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
Bëri tatuazh shqiponjën?! Jake Paul reagon pas videove virale që çmendën rrjetin

Bëri tatuazh shqiponjën?! Jake Paul reagon pas videove virale që çmendën rrjetin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera