Mbrëmjen e kaluar është mbajtur nata gala e ‘Netëve të Klipit Shqiptar’, në kalanë e Ulqinit.
Kjo natë ka bërë bashkë emrat më të dashur të muzikës shqiptare që janë vlerësuar me çmime të ndryshme për projektet muzikore të sjella së fundmi. Ai që ka kryesuar mbrëmjen dhe ka fituar festivalin ka qenë Capital T, i cili ka arritur të rrëmbejë kupë në çdo kategori, duke marrë kështu gjithsej 7 prej tyre.
“Fitues i lindur. Netët e Klipit Shqiptar”, ka shkruar këngëtari në fotot e ndara në orët e para të ditës së sotme. Epo s’kemi ç’të shtojmë! Aty ku është Capital T, nuk ka vend për diskutime./revistawho.com