Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë përsëri diçka që ka emocionuar të gjithë fansat dhe, veçanërisht, partneren e tij, Kiara.
Me një gjest të veçantë, ai ka treguar dashurinë e tij të pakushtëzuar për vajzën e tyre, Luna Mari, duke realizuar një tatuazh tejet të veçantë.
Në krahun e tij, Ejlli ka gdhendur portretin e vajzës, të vendosur brenda një ene të mbajtur nga duar simbolike, ndërsa në sfond dallohet një pemë që përfaqëson jetën dhe lidhjen e përjetshme.
Gjestin e tij, Kiara e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Përveç kësaj surprize, dy ditë më parë, çifti festoi përvjetorin e dytë të martesës së tyre.