Tekat e motit më shumë se kurrë po i ndjejmë këto ditë kur java nis me diell e përfundon me temperatura të ulta. E pikërisht këto teka të motit ndikojnë edhe tek veshja jonë e përditshme: Të vishemi hollë apo trashë? Të dalim me bluze apo me golf? Vajzat e showbizit na sugjerojnë një zgjidhje për këtë rast: Xhupat pa mëngë. Kida, Einxhel, Dafina, Fjoralba dhe Loredana janë disa nga vajzat që kanë zgjedhur këto xhupa në këto ditë duke i kombinuar me xhinse apo pantallona. Më poshtë mund të frymëzoheni për veshjen e rradhës:








