Aktori i madh i kinematografisë Timo Flloko ka bërë të ditur se këtë verë do të vijë me një superdhuratë për adhuruesit e poezisë. Një mbrëmje me poezi dashurie e këngë. Bashkë me të, në skenë do të ngjiten artistët e njohur si Sajmir Pirgu, Nino Machaidze, Luiza Xhuvani, Marsela Çibukaj, Pirro Çako,Ledina Çelo, Rovena Dilo, Soni Malaj, Arilena Ara, Nik Xhelilaj, Kristian Koroveshi. Me dashuri, për dashurinë, në kujtimet e përjetshme, mes vargjeve dhe muzikës, atje në Butrintin e bukur, më 8 korrik.








