Nisur nga disa foto ku Marina Fara shfaqej me futbollistin e Tiranës, Albi Doka, të shumta ishin aludimet se mes tyre ekzistonte një lidhje dashurie dhe se ata po i kalonin pushimet bashkë. Pas këtyre lajmeve vajza e Eli Farës ka shpërthyer me një status, ku tregon qartë se me futbollistin kanë lidhje farefisnore. “Është e pa besueshme si disa portale dhe gazeta pa pyetur askënd për lidhjen që mund të ekzistojë mes personave, edhe miqtë e familjes ti kthejnë në partnerë!”-shkruan Marina.