Timo Flloko dhe Vera Grabocka janë një prej çifteve më ikonike të showbiz-it shqiptar.
Të dy jemi mësuar t’i shohim të suksesshëm në rrugët e tyre, ndërsa historia e tyre e dashurisë është magji më vete.
Timo Flloko i ftuar në “Opinion” rrëfeu mënyrën se si u njoh me gruan e jetës së tij.
“Ishim shumë të rinj, unë e njoha në shkollë dhe prandaj them rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të emërohesha dhe në Vlorë, nuk do e kisha njohur këtë vajzë të re apo zonjë sot.
E njoha në bankat e shkollës, ishte studentja ime. Vera ishte e veçantë në sjellje, dinamikë, energji, natyrë dhe biseda. Vera ishte dashuri që ngeca sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik, tërheqja që kishim ishte e dyanshme”, ka thënë ai.
“Ndonjëherë Vera ka prirjen që të të çojë aty ku duhet… Për shembull, duhet të shkosh tek Blendi më tha mua, po shiko të dukesh mirë, flokët, këto… dhe e kërkon formën, sepse është lloji i artit, është televizioni. Në thelb nuk gabon kurrë. PR i saj në të folur është, ti e di vetë e njeh, në të folur nuk ia del, në të shkruar mund t’ia kaloj.
Ajo kurrë nuk gabon, gjithmonë del fjala e saj. Në terma afatgjatë, Vera ka të drejtë”, la shtuar më tej ai.








