• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një histori frymëzuese, Kylie Jenner tregon për të gjithë si e ktheu pasionin në një biznes të suksesshëm

Kylie Jenner ka arritur të fitojë me miliarda dollarë nga linja e saj e produkteve kozmetike “Kylie Cosmetics”, por duket se ky nuk ka qenë qëllimi kryesor në fillimet e saj. Në një intervistë për “Harper’s Bazaar Arabia” 21-vjeçarja ka zbuluar se biznesin e nisi për të ndjekur pasionin e saj për ‘make up-in’.

View this post on Instagram

??✨✨ @harpersbazaararabia

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

“Unë nuk e bëj këtë gjë për para apo të mendoj se në të ardhmen do ketë super sukses. Unë i dija talentet e mia dhe isha e pasionuar pas ‘make up-it’, buzëve dhe buzëkuqve. Ka qenë dashuria ime më e madhe për aq sa mbaj mend. Asnjëherë nuk e dija se pasioni mund të kthehej në biznes. Unë thjesht ndoqa zemrën time dhe vazhdova para ashtu si e ndjeja. Tani ndjehem e bekuar çdo ditë kur zgjohem, sepse kënaqem me atë që bëj. Është e mrekullueshme”, ka thënë Kylie. Gjithashtu ajo ka folur për famën dhe ka treguar se është mësuar me faktin e të qenurit në qendër të vëmendjes, duke qenë se Kylie ka qenë vetëm 9 vjeçe kur nisi ‘reality show’ ‘Keeping Up With The Kardashians’. Ajo ka shtuar se i ndodh shpesh të stresohet, megjithatë kjo është diçka normale për çdo person, si për ata që janë kanë famë, por edhe për të thjeshtët. Kujtojmë se pak muaj më parë Kylie Jenner u rendit si personazhi i njohur dhe 21-vjeçarja më e pasur në botë duke qenë se prej bizneseve të saj ajo korr rreth 900 milionë dollarë në vit. /revistawho.com