Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë! 19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Një jetë në skenë mbushur me dashuri e sukses! Aktorja ikonë e kinematografisë, Roza Anagnosti feston 78-vjetorin e lindjes

27/10/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Një jetë në skenë mbushur me dashuri e sukses! Aktorja ikonë e kinematografisë, Roza Anagnosti feston 78-vjetorin e lindjes

Një nga ikonat e kinematografisë sonë, e ëmbla dhe e bukura, Roza Anagnosti, një personalitet i pakontestueshëm i artit shqiptar, sot feston ditëlindjen e saj të 78-të.





Roza lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër, ndërsa karrierën e saj si aktore e nisi në “Teatrin Migjeni” të Shkodrës dhe ishte vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963), për të vijuar me një karrierë të suksesshme vitet në vazhdim.


Në fëmijërinë dhe adoleshencën e Rozës,  rënduan privimet të shumta shpirtërore dhe materiale, për arsye se i ati në vitin 1950 u dënua me 15 vite burg për akuza politike. Me nënën dhe motrën e madhe vuajtën varfërinë dhe të gjitha pasojat e luftës së klasave. Artistes së ardhshme iu ndërpre e drejta për të vazhduar liceun artistik në Tiranë, duke e përjashtuar kur kish vijuar vetëm dy muaj mësimet.

Roza u kthye në Shkodër, ku vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Por, në të njëjtën kohë dha provimet me korrespodencë në Liceun Artistik, dega e Artit Dramatik. Në vitin 1965 u diplomua në degën e dëshiruar.

Kur u inaugurua godina e teatrit “Migjeni”, në Shkodër, në vitin 1958, 15-vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme, Roza Anagnosti, u angazhua në premierën e parë të teatrit të Estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik në pjesën “Kunora e nuses”, e dramaturgut Kolë Jakova dhe me regji të Lec Shllakut. Ajo u emërua aktore me trupën e teatrit “Migjeni”.

Tashmë ishte hapur rruga dhe Roza do të ishte protagoniste me rolet e saj në shumë spektakle të tjera duke mbërritur tek personazhi i Norës, në dramën “Nora” të Andrea Skanjetit, që ishte edhe regjisori i saj. Me këtë rol aktorja e re, fitoi çmimin “Si interpretuesja më e mirë”, ndër aktoret femra në festivalin e dytë kombëtar të teatrove profesioniste të Shqipërisë.

Pasi interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni”, Roza Anagnosti, që artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua  aktore në Teatrin Popullor (Teatri Kombëtar). Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Ajo u bë një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luajti në mbi 20 filma dhe fitoi disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti kështu u bë simbol i suksesit në art.

Numërohen rreth 120 role në teatër dhe kinematografi e TV, të interpretuara nga aktorja. Ajo ka punuar me regjisorët më të shquar të teatrit,  por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në radio e televizione shqiptare.

Ajo tashmë mbahet mend edhe me rolet e saj më të fundit në dramën “Medea” e Euripidit, roli i Mendeshës, filmi i fundit “Gjoleka djali i Abazit”, me rolin e nënës, etj. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”.

Tags: 78 vjecaktoreroza anagnosti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
Next Post
Sa shpesh duhet të bëni dush? Këta të famshëm që s’duan të lahen kanë hapur një debat të madh higjene

Sa shpesh duhet të bëni dush? Këta të famshëm që s'duan të lahen kanë hapur një debat të madh higjene








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera