Një klinikë dentare shqiptare është vlerësuar me një prej çmimeve më të rëndësishme vjetore prej një organizate europiane.
Klinika “Diamond Dental” është zgjedhur si klinika më e mirë e vitit, duke marrë çmimin “Rose of Paracelsus”, si simbol i praktikës mjekësore shembullore.
Çmimi i Nderit “Rose of Paracelsus”(Gogenheim), themeluar nga Shoqata Evropiane Mjekësore (EMA), Belgjikë ka për qëllim njohjen e praktikave më të mira mjekësore. Vlerësimi është dhënë pas shqyrtimit nga EMA (European Medical Association) të standardeve që ofron klinika, sigurisë dhe shërbimit ndaj pacientëve. Certifikata e nderit “Praktika më e mirë mjekësore”, është simbol i besueshmërisë së një institucioni mjekësor, reputacionit të saj të admirueshëm te pacientët dhe cilësisë së personelit.
Jorge Louis Borges ka një ese të mrekullueshme filozofike – “Rose of Paracelsus”, që është një himn për fuqinë e mendjes, talentin natyror të një njeriu dhe besimin e tij në mrekulli. Ndaj EMA ka menduar që ta emërojë çmimin e saj pikërisht “Rose of Paracelsus”- si një çmim që u jepet klinikave dhe profesionistëve më të mirë, profesionalizmi i të cilëve është konfirmuar jo vetëm nga standardet formale, por edhe nga besimi i klientit.
Së bashku me një certifikatë nderi të EMA-s, “Diamond Dental”, merr edhe një diplomë personale dhe portretin e shëruesit të famshëm Paracelsus (Gogenheim). Emri i klinikës “Diamond Dental”, vendoset në Regjistrin Botëror të “Klinikave më të mira të Vitit” sipas “Praktikës shembullore”. Prezantimi i çmimit mbahet vit pas viti në samite prestigjioze në Londër, Oksford, Milano, Bruksel, Montreux (Zvicër), Vjenë dhe shumë qytete të tjera evropiane.
EMA vlerëson me çmime të tilla nivelin e kujdesit mjekësor në bazë të standardeve kryesore, si: menaxhimi i klinikës; procedura e dokumentimit, sistemi për administrimin e ankesave; profesionalizmi i personelit, siguria e pacientit si edhe niveli i rehatisë dhe infrastruktura teknologjike. Certifikata prestigjioze rrit fuqinë konkurruese të institucionit mjekësor në tregun global të shërbimeve mjekësore, duke rritur edhe vetë statusin e saj në këtë treg.
ÇFARË ËSHTË ÇMIMI
Certifikata e nderit e EMA-s është njohje zyrtare e faktit që institucioni mjekësor mund të ofrojë kujdes mjekësor cilësor. Vlerësimi i EMA-s është i pavarur, por nuk zëvendëson licencimin shtetëror ose akreditimin e detyrueshëm nga një agjenci akreditimi e autorizuar nga shteti.
Ajo konfirmon profesionalizmin më të lartë të një institucioni mjekësor si “Diamond Dental” dhe praktikën e tij mjekësore shembullore. Vlerësimi me certifikatë rrit numrin e pacientëve ndërkombëtarë dhe vendas, shton besimin e pacientëve, ndihmon në rritjen e sigurisë së pacientit, zvogëlon rrezikun dhe përgjegjësinë e klinikës, e përmes kontrollit të proceseve dhe procedurave zvogëlon gjasat e gabimeve duke rritur njëherësh rezultatet pozitive.
Pas këtij çmimi, Diamond Dental krijon një avantazh të lartë konkurrimi duke marrë një vlerësim Ndërkombëtar. Çmimi “Rose of Paracelsus” është themeluar nga EMA pasi sociologët vunë re interes në rritje të klinikave dhe mjekëve për të fituar njohje ndërkombëtare. Sot konsiderohet prestigj marrja e një certifikate nga organizata botërore me influencë si Community Health Accreditation Program (CHAP), Joint Commission, Accreditation Commission for HealthCare, Inc. (ACHC), HQAA, Trent accreditation Scheme, SOFIHA.
Marrja e çmimeve të tilla është mjaft e vështirë, duke qenë se mungojnë standardet e unifikuara për certifikim. Shoqëria Ndërkombëtare për Cilësinë në Shëndetësi bashkon më shumë se 70 komisione akreditimi, por kostoja e kësaj procedure është mjaft e madhe. “Diamond Dental” operon prej 7 vitesh në Shqipëri, duke ofruar cilësi dhe shërbim të standardeve më të larta, si spitali më i madh dentar në vend./revistawho.com