Nga Xhuljana Lakuta
Koktejlin e datës 31 gusht vendosëm ta shijojmë jo më kot në këtë mbrëmje, ku duket se vera i “jep” duart të gjithëve për t’ia lënë radhën vjeshtës…
Ai është konsideruar si një nga personazhet më karizmatikë, transparentë, me një histori dashurie që duket se i bëri për vete të gjithë. Romeo Veshaj do të na tregojë mbrëmjen e sotme se si ishte vera 2020 për të. Si e përkufizon ai historinë e dashurisë me Jonidën e çfarë raporti gëzon me mamanë e këngëtares që të gjithë e duan aq shumë?
Ç’ka për t’i thënë pas shkëputjes nga ‘Treshat’ koleges së tij, Bora Zemani dhe ku duhet t’i presë publiku vëllezërit Veshaj këtë sezon?
Këto dhe plot të tjera i zbulojmë bashkë më poshtë teksa shijojmë një Pina Colada mes shumë të qeshurash…
Ai është konsideruar si një nga personazhet më karizmatikë, transparentë, me një histori dashurie që duket se i bëri për vete të gjithë. Romeo Veshaj do të na tregojë mbrëmjen e sotme se si ishte vera 2020 për të. Si e përkufizon ai historinë e dashurisë me Jonidën e çfarë raporti gëzon me mamanë e këngëtares që të gjithë e duan aq shumë?
Ç’ka për t’i thënë pas shkëputjes nga ‘Treshat’ koleges së tij, Bora Zemani dhe ku duhet t’i presë publiku vëllezërit Veshaj këtë sezon?
Këto dhe plot të tjera i zbulojmë bashkë më poshtë teksa shijojmë një Pina Colada mes shumë të qeshurash…
Si ka qenë viti 2020 për ty?
2020 për mua ka qenë një vit i mbarë. Ndryshe nga dominanca e njerëzve, ky vit ka qenë shumë fatndjellës, si profesionalisht dhe personalisht.
A je treguar i kujdesshëm ndaj virusit? Si je ruajtur?
Unë në përgjithësi ruhem me makinë (qesh), por edhe briskun e përdor, jo gjatë verës kuptohet. (Qesh). Kujdes kam treguar, këtë e tregojnë shpenzimet mujore. Më shumë kam blerë dezinfektues sesa ujë, madje kam arritur në pikën që mund ta prodhoj dhe vetë atë.
Për cilët njerëz ke pasur më shumë merak se mos infektoheshin me ‘Covid’ gjatë këtyre muajve paksa të vështirë?
Për gjitonët, se mos sëmuren ata do të sëmuremi dhe ne. Çdo mëngjes kur dal nga shtëpia thërras me të madhe: “Bëni kujdes ky armik është i padukshëm!”. Ne nuk e njohim, por ai na sheh ne. Virusi na vëzhgon. Por sigurisht meraku më i madh është për prindërit dhe gjyshërit, të cilët i takova vetëm përpara një jave që nga fillimi i pandemisë.
Çfarë të bëri të mendosh më shumë periudha e vetizolimit?
Më bëri të mendoj që kemi patur gjithçka në jetë dhe të vetmit që nuk e shihnim ishim ne.
Je gjithmonë ai njeriu aq i qeshur dhe energjik që shohim edhe në postime?
Energjik po! I qeshur mundohem të jem.
A pi shpesh Romeo? Për çfarë bën më shumë ‘Gëzuar’?
Nga anët tona e kemi zakon të ngremë dolli për gjithë njerëzit që kemi në tavolinë dhe pasi mbarojmë me njerëzit e tavolinës fillojmë me farefisin e tyre e kështu me rradhë (qesh).
Si do e përkufizoje me dy fjalë historinë e dashurisë me Jonidën?
Karantina ime.
Si është marrëdhënia jote me mamanë e Jonidës që të gjithë e duan aq shumë?
Mamaja e Jonidës është aq pozitive sa është e vështirë mos ta duash dhe është kënaqësi të bisedosh me të. Kemi një raport të veçantë dhe unik.
Si e ke kaluar verën e këtij viti? Cili është kujtimi më i bukur që ke prej saj?
Kjo verë ka qenë shumë e bukur me përjashtim të heqjes së muzikës nga “beach-baret” dhe lokalet e natës. Mendoj se do ishim argëtuar edhe më shumë, por në këtë situatë që jemi nuk duhet të kërkojmë shumë. Kujtimi më i bukur do të mbetet një copëz plazhi diskret në jug të vendit, të cilit nuk mund t’ia them emrin sepse nuk do të quhej më i tillë.
A ka ndodhur të deheni të dy me Jonidën? Si ia keni bërë pas atij momenti, cili e ka marrë drejtimin e timonit?
(Qesh shumë) Çfarë pyetjeje…. Ku ka çift mos të kenë provuar njëri-tjetrin në dehje e sipër? Njerëzit njihen edhe kur pijnë. Në këto raste drejtimin e timonit e mer mashkulli.
Çfarë do të ndodhë me formatin në të cilin ju pamë sezonin e kaluar së bashku me Donaldin dhe Borën?
Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supriza këtë sezon të ri.
A do të ktheheshe dhe njëherë tek ‘Al Pazar’ nëse do të vinte ky propozim?
Al Pazari është shtëpia ime. Askujt nuk i duhet një propozim për të hyrë në shtëpi. Me Gonin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Është një nga njerëzit që e dua dhe i besoj më së shumti në çdo hap të karrierës sime.
A e sheh veten në një format tjetër televiziv? Nëse po, çfarë?
Unë dhe Donaldi jemi duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Është një “Late Night Show” mjaft popullor, tek i cili do të ngjisim në skenë dhe një aktore shumë të dashur të publikut shqiptar ndër vite. Do të jetë një “show” që do të ketë në vëmendje gjithë familjen. Ju mbetet vetëm të prisni.