Ejlyl gjatë operacionit sheh në ëndërr të gjitha të këqijat që ka kaluar prej Kemalit. Doktori njofton Nazanin se Defne duhet të bëhet operacion. Nazan dhe Defne tronditen. Nazan i premton Defnes se do të bëjë të pamundurën që ajo të shërohet. Ejlyl dhe Songyli dalin nga operacioni. Shoqet e shokët i presin mes lotësh. Doktori njofton se zgjidhja e vetme është të presin derisa ato të vijnë në vete. Serkan telefonon Mesuden dhe i tregon për aksidentin. Babai i Gokhanit e mashtron atë. Gynej tenton të vrasë Burakun. Ky i fundit arrin të shpëtojë me ndërhyrjen e mjekëve. Nazan fajëson Xhemren për gjithçka që ndodhi. Xhemre dhuron gjak për Defnen. Mesude dhe Kemal shkojnë në spital por Ferideja i përzë. Xhemre dhe Kader shpërthejnë në lot kur mësojnë se shoku i klasës së tyre, Ertani ndërroi jetë. Mesude pendohet për fjalët e rënda që i tha Ejlylit. Burak arratiset nga spitali./revistawho.com