Shkodra është bërë qyteti i parë në Shqipëri, në të cilin është hapur një strehë për kafshët. Lajmin e ka publikuar edhe këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima, e cila e ka quajtur emancipim këtë lajm kaq të mirë për katërputrakët. Besa ka shprehur publikisht vlerësimin e saj për kryetarin Bardh Spahia duke bërë thirrje që edhe bashkitë e qyteteve të tjera të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
“Shkodra, qyteti i parë dhe i vetëm në Shqipëri me strehë kafshësh. Emancipim. Zgjidhje e vërtetë. Zhvillim. Etikë. Mbani shënime bashkitë e qyteteve të tjera! Bardh Spahia jeni i vetmi që meritoni votën time!”











