Gjithçka është e mundur. Mjafton një klikim në Lobby. Aty do iu shfaqet një platformë. Është unike. Ka formën e rrjeteve të sociale. Në të gjenden gra, gra suksesi, karriere, tentativash e të gjitha ato që duan, jo vetëm të guxojnë por edhe të lundrojnë. Të jenë aty për të parë, kuptuar, vepruar e bashkëpunuar. Vetëm në Lobby gjenden gra që kanë ç`të ndajnë, të frymëzojnë e të mundësojnë lobimin për ato që i ndjekin.
Por Lobby, platforma më e re ka fokus ndërtimin e një biznesi. Aty gjenden shembuj, mundësira, njerëz realë që ndajnë me ju dhe gjithë botën përvojat e tyre. Miqësitë mes grave të forta që shkëmbejnë eksperienca, madje në një rrafsh thuajse të njëjtë me platformat gjigande.
Ideimi, hartimi e themelimi mbajnë një emër të njohur për gratë, burrat, të rinj e të reja nga i gjithë globi.
Është e para sërish, siç ishe e para edhe në thuajse gjithçka unike që i prezantoi botës. Mirela Sula është themeluesja e Global Women Lobby, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që themelon një platformë sociale në internet në të cilën secili mund të hapë dhe përdorë llogarinë e vet. Ndoshta është një akt i ëndërrt që një shqiptare, e vetme, pa qenë në bashkëpunim me asnjë mjeshtër kompjuteri dhe as duke patur nevojën e ndonjë komunikimi siç ndodhi 16 vite me parë me ideimin e Facebook, Lobby është dritarja më e re e komunikimit në rrafshin social.
I sapokrijuar, Lobby është një vend i sigurt për gratë që të flasin dhe të bëjnë biznes. Është burim i vlefshëm për gratë që duan të mësojnë, ndajnë, angazhohen dhe kanë dëshirën të bëjnë biznes. Po ashtu në këtë rrjet social gratë do të gjejnë lidhje të dobishme për ecjen e tyre pasi aty do të hasin edhe personat realë të suksesit. Lobby është rrjeti global i klubit të grave dhe në këtë aplikacion social gjendet kjo platformë e rrallë dhe mjaft e lehtë për t’u përdorur për secilin prej jush.
Kush e ka të lehtë ta realizojë shkarkimin në mjetet e veta të komunikimit, ashtu siç shkarkohet dhe aplikohet në çdo rrjet tjetër social dhe menjëherë do të jetë para një mori personash konkretë që kanë çfarë të japin dhe të komunikojnë. Mbi të gjitha është një rrafsh social në të cilin gjenden më së shumti gra, ato gra që në fakt përbëjnë edhe gjysmën më të mirë të kësaj bote.
Përkushtimi, eksperienca dhe profesionalizmi i Mirela Sulës tashmë shihet edhe në një tjetër fushë, atje ku guxohet pak viseve tona. Mirela bën realitet ndoshta ëndrrën e mijëra njerëzve që nuk mundën dot ta realizonin. Në kohën kur Covidi gjunjëzon gjithë rruzullin e 5G pushton rruzullin, Mirela Sula me Lobby-n e vet është një dritë në fund të tunelit se jeta vazhdon e madje me projekte gjigande, aq sa është edhe Globi!