Midis Robert Kardashian dhe Blac Chyna ka rifilluar ‘lufta’ për kujdestarinë e vajzës së tyre, Dream. Momentalisht, të dy janë në lidhje me partnerë të rinj, megjithatë tema e vogëlushes vazhdon të mbetet pezull. Mamaja e Blac Chyna-s, ka dhënë mendimin dhe ka mbështetur totalisht ish-dhëndrin e saj, Robert. “Nuk mendoj se ka ndonjë problem që fëmijët të qëndrojnë me baballarët e tyre derisa mamatë të ‘marrin veten’. Është diçka që ndodh në çdo familje amerikane”, është shprehur mamaja e Chyna-s, Toni për ‘TMZ’. Chyna gjithashtu ka një fëmijë me reperin Tyga dhe sipas Tonit, Rob duhet të kujdeset për të dy fëmijët e saj, të paktën derisa ajo të kalojë këtë periudhë të keqe. Toni nuk është aspak dakord me lidhjen e re të vajzës së saj dhe mendon se kjo mund të ndikojë në rritjen e fëmijëve./revistawho.com