Kanë vite me njëri- tjetrin dhe kanë bërë dy fëmijë bashkë, por janë të lumtur e të dashuruar si ditën e parë. Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo e tregon hapur dashurinë e madhe që ka për bashkëshortin. Pas shumë fotove ku ajo shfaq formën e saj të përkryer, artistja sjell një pozë të re që ua kalon të gjithave. Ledina shkëmben puthje plot pasion me bashkëshortin e saj, dhe lumturinë e ndan edhe me ndjekësit e shumtë në rrjetin social Instagram. Bukuroshja e skenës nuk shkruan asgjë pranë fotos, pasi kësaj here ajo flet vetë.
Discussion about this post