Tayna tregoi pak ditë më parë se po punon për projektin e saj më të ri. Me anë të një fotoje ku shfaqej e veshur si kaubojse, Tayna tregoi se kënga e saj më e re titullohet “Qeqe”. Ndërsa xhirimet e klipit kanë filluar, Tayna u inspirua nga seriali “Pasionet e fshehta” për veshjen dhe vendin. Gjatë ditës së sotme, Tayna zbuloi edhe një veshje të dytë se si do të duket në klip madje edhe pak fjalë nga kënga: “Zemren teme qeqeqeqe”. Fansat kanë shpërthyer menjëherë në komente, duke treguar se mezi po e presin projektin e radhës të reperes.
https://www.instagram.com/p/CD_QgoPAzC-/?igshid=1cr7xqiru6azh








