Këto kohë nuk kanë qenë aspak të lehta për Selena Gomez. Ajo ka qenë pothuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike, por të gjithë personat e afërt i kanë qëndruar pranë. Mbështetja më e madhe për të janë mikeshat e saj dhe për këtë Selena është shumë e lumtur. Ditën e djeshme njëra prej tyre fetsoi ditëlindjen e 26-të dhe sigurisht nuk mund të mungonte një dedikim shumë i ndjerë nga Selena. Të gjitha mikeshat janë mbledhur së bashku dhe ndryshe nga ç’mund ta mendoni ato kanë festuar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Jane mbledhur të gjitha në një restorant e më pas kanë bërë tatuazh në pjesë të ndryshme të trupit numrin 4, që është shumë domethënës për to. Në fotografinë që shihet pranë mikes së saj, Selena ka shkruar se ajo është një nga personat më të mirë që ka njohur dhe madje e konsideron si motrën e saj. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Bmoikg2ABAt/?taken-by=selenagomez







