Një muaj më parë, gazetarja e njohur, Anila Basha, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Aris. Ndërsa sot ajo ka zgjedhur ta festojë 1-muaj me Arisin e vogël me një foto, ku nuk e ka fshehur portretin e të voglit.
Në foton e shkrepur në natyrë kanë dalë të tre, djali, Anila dhe mamaja e saj që po e ndihmon nënën e re të kujdeset për Arisin.
Kujtojmë se vogëlushi mban emrin e babait të Anilës, Aristotel, i cili për fat të keq u nda nga jeta disa kohë më parë.









