Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Një muaj në detyrë, ja çfarë e dominoi udhëheqjen e Donald Trump

19/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Një muaj në detyrë, ja çfarë e dominoi udhëheqjen e Donald Trump

Të hënën presidenti Donald Trump mbush një muaj në detyrë, një fillim ndryshe nga çdo presidencë tjetër në historinë e dekadave të fundit. Trump ka deklaruar se presidenca e tij ka filluar me sukses në sjelljen e ndryshimeve në Uashington, megjithëse ai ka kritikuar shtypin, duke e përshkruar “të pandershëm” dhe se është “jashtë kontrollit”.





Presidenti Trump bëri një mbrojtje të tepruar të arritjeve gjatë muajit të parë në detyrë, në konferencën e tij të fundit për shtyp, ku ai tregoi anën e tij tashmë të njohur luftarake me gazetarët.

“Unë po i drejtohem direkt popullit amerikan me median të pranishme, dhe është nder t’ju kemi juve, sepse shumë prej gazetarëve të vendit tonë nuk duan t’ju thonë të vërtetën” tha ai.


Ishte një moment i jashtëzakonshëm për një president të ri, i cili kritikoi median se nuk e ka vlerësuar sa ç’duhet për atë që ai e përshkroi si “progres të rëndësishëm” që ka arritur administrata e tij, pavarësisht se, sipas Trump ata trashëguan “një rrëmujë”.

“Kështu që unë e di se kur e thoni të vërtetën dhe kur jo. Unë shoh shumë, shumë gjëra të rreme. Dhe t’ju them se çfarë tjetër shoh. Shoh një ton urrejtjeje. Unë në të vërtetë nuk jam njeri i keq, meqë ra fjala” tha ai.

Presidenti amerikan Trump mbetet i matur mbi marrëdhëniet me Rusinë për shkak të dhënies së dorëheqjes të këshilltarit për sigurinë kombëtare Michael Flynn.

Demokratët e Kongresit po kërkojnë një hetim të gjerë rreth çdo kontakti midis fushatës Trump dhe Rusisë. Ligjvënësi demokrat Elijah Cummings bëri një pyetje duke rikujtuar skandalin Watergate i cili rrëzoi nga detyra presidentin Richard Nixon në vitin 1974.

“Çfarë dinte presidenti dhe kur e mori vesh? Unë besoj se ne duhet të mbajmë një seancë publike me gjeneralin Flynn për të marrë vesh të vërtetën” tha ligjvënësi.

Përballja armiqësore mes Trump dhe shtypit nxiti shqetësime të reja mes kritikëve.

Shumë prej ligjvënësve mbështetës më të hershëm të presidentit thonë se njerëzit që ata përfaqësojnë vazhdojnë të mbështesin zotin Trump, duke përfshirë edhe ligjvënësin Chris Collins të Nju Jorkut.

“Mbështetësit e tij e dinë se ai po mban premtimet; pra unë e di se ne jemi mirë kështu, dhe se shkalla e mbështetjes së presidentit është e lartë” tha Collins.

Si mbështetësit edhe kritikët e tij vazhdojnë të përpiqen të kuptojnë zotin Trump, thotë strategu republikan John Feehery.

“Nuk është e qartë nëse ai do të qetësohet, ose nëse ky është realiteti i ri të cilit duhet t’i përshtatemi. Është e qartë se ai nuk është një politikan tipik. Se nuk është një president tipik. Edhe votuesit duket se duan dikë që nuk është një president tipik. Ata donin të ndryshonin gjendjen aktuale dhe zgjodhën atë që deshën”.

Edhe pse tani ai është president, Trump shpesh duket i kënaqur që të veprojë ashtu si gjatë fushatës, thotë analisti për median Steven Roberts.

“E vështira është se ekziston një dallim i madh mes të qenurit kandidat dhe president, dhe të përpiqesh të veprosh si në fushatë, me qëndrimet dhe sulmet verbale e zakonshme, kur je president është shumë, shumë ndryshe”.

Vetëm në një muaj, stili luftarak i Trump mbetet i pandryshuar, një president i ri i cili duket se pret që Uashingtoni t’i përshtatet atij dhe stilit të tij të udhëheqjes, dhe jo anasjelltas./syri.net

Tags: donald trump
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës
Breaking News

“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës

06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija
Breaking News

Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija

06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…
Breaking News

Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…

06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!
Breaking News

“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!

06/01/2026
Next Post
FOTO/ Miriam Cani surprizohet nga fansja, shikoni dhuratën e veçantë që ka marrë

FOTO/ Miriam Cani surprizohet nga fansja, shikoni dhuratën e veçantë që ka marrë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera