Seçkin Ozdemir është aktori mjaft i dashur turk i njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Iljazit’ në serialin “Shamikuqja”. Një muaj më parë aktori u detyrua të bëjë publike lidhjen me aktoren Demed Ozdemi, pasi u fotografuan të kapur përdore në një qendër tregtare.
I pyetur lidhur me këtë Seçkin, tregoi se shumë shpejt dyshja mund të vijë me një dasmë të papritur.
“Ne jemi shumë të lumtur dhe rastësia deshi që të kemi të njëjtat mbiemra. Ne po mendojmë për martesën, sigurisht. Ndoshta do ju suprizojmë me një dasmë surprizë, veçse tani është pak herët. Tani është momenti i duhur që familjet tona të takohen. Jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar”, tregoi Seçkin./revistawho.com