Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Një përjetim real i krizave shpirtërore që jeton çdokush, ja pse duhet ta shihni të paktën njëherë ‘Love’

20/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Një përjetim real i krizave shpirtërore që jeton çdokush, ja pse duhet ta shihni të paktën njëherë ‘Love’

‘Love’ është projekti më i ri kinematografik, i cili duket se do të mbajë mbërthyer pas ekranit të gjithë artdashësit. Regjisori Dionis Papadhimitri ka vendosur të sjellë të tashmen në Tiranë, një temë e paprekur deri më tani nga kinemaja shqiptare. Me një gjuhë filmike krejt të vetën, ai prezanton me kurajo atë pjesë të reales për të cilën shumë bëjnë sikur nuk e shohin. Filmi merr përsipër të flasë për shpirtëroren, ku çdokush do të gjejë një pjesë nga vetja. Realizuesit e filmit kanë arritur të ndajnë me kujdes vlerat morale dhe shoqërore tek çdo personazh, në një kaos të qetë në sipërfaqe me shumë vuajtje në secilin prej tyre, siç shprehen dhe vetë ata.





‘Love’ është një film i ndërtuar në të tashmen, duke u futur me shumë kurajo në krizat dhe përjetimet e personazheve. Geri, personazhi protagonist, kthehet në Tiranë pas një kohe të gjate, i lodhur nga bashkëjetesa në kërkim të miqve të vjetër e mbase dhe dashurisë. Ndërthurur me episode komike, ai jo vetëm që nuk gjen asgjë nga ato çfarë ka lënë dikur, por një pjesë e miqve të tij janë në kriza edhe më të mëdha se vetë ai. Ky film sjell transformimin e shoqërisë, historitë e dashurisë, aventurat të cilat secili i ka përjetuar në formën e vetë.


Pavarësisht frustrimit të madh të shoqërisë, ‘Love’ i thotë pa bërtitur të gjithëve, se tashmë jemi të denjë për të bërë ndryshimin, por ne si shoqëri jemi të përgatitur. Në rolin kryesor, Genti Kame sjell me shumë ndjenjë një personazh te ri në karrierën e tij.

Pjesë e kastit të aktorëve janë disa nga emrat më të dashur të kinematografisë shqiptare si Olta Gixhari, Rozi Kostani, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj, Luli Bitri, Herion Mustafaraj, Nevina Shtylla dhe Sara Kolami. Muzika e filmit është realizuar nga Bojken Lako dhe Janex, duke i dhënë një tjetër identitet ‘Love’. Me skenar të realizuar nga Irvin Mucaj, Dionis Papadhimitri, producent Klajd Papadhimitri, producent ekzekutiv Nevina Shtylla dhe Orjola Boni, kostumograf Ardi Asllani, drejtor fotografie Spartak Papadhimitri, ‘Love’ i fton të gjithë për ta parë nga afër këtë projekt sa të pëlqyer, aq dhe të komentuar nga të gjithë artdashësit e kinematografisë./revistawho.com

Tags: aktoreshfilmkastkinematografiLOVE
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Next Post
Më krenare se kurrë, Anxhelina shkruan këto fjalë për performancën e Albërijes

Më krenare se kurrë, Anxhelina shkruan këto fjalë për performancën e Albërijes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera