Këto ditë Vera Grabocka dhe Timo Flloko po i kalojnë në Los Angeles. Nga atje, me pamjen mahnitëse nga Hollywood-i, Timo i ka dhënë mundësinë të gjithëve të dëgjojnë një prej poezive të tij.
Një dashuri në metaforë, sic e përshkruan dhe vetë poezinë e Timo Fllokos, kushtuar njërit prej yjeve më të mëdhenj të kinematografisë botërore, Merilyn Monroe-s.
“Merilyn Monroe, një vajzë e thjeshtë e cila e nisi nga hiçi dhe krijoi një shkëlqim magjik rreth vetes, që nuk zbehet kurrë, me yllin e famës si asnjë ikonë tjetër po aq dhe me kontrastet, misterin e fundin tragjik të jetës së saj”, shkruan Vera krahas interpretimit të Timos.








