Në një kohë të tejmbushur me seriale tepër të realizuar, telenovela që ka pushtuar ekranet tona është “Një pjesë e imja”. Një histori krejtësisht e veçantë, një dramë dhe romancë e shkëlqyer dhe një punë fantastike nga kasti i serialit. Sigurisht që merita e madhe u takon dy protagonistëve dhe sot kemi shansin të mësojmë diçka më shumë për aktoren bukuroshe Hatice Sendil. Hatice është bërë e njohur me rolin e Elif tek “Një pjesë e imja” edhe për publikun shqiptar. Në një intervistë të publikuar në gazetën “Paloma” ajo tregon më shumë për këtë rol, si dhe raportin me protagonistin tjetër, Kahramanin. Aktorja ka zbuluar se ka humbur 10 kilogramë për xhirimet e serialit. “Do të kisha preferuar që të ishin më pak, por shpresoj që fansat të kenë mbetur të kënaqur. Ndoqa një dietë të balancuar me bazë proteinat. Gjithashtu bëj pilates dhe cross-fit”, ka thënë ajo. Sa i takon raporteve me aktorin Ozcan Deniz (Kahraman), ajo e quan fat që ka punuar me të. “Është një nga aktorët më profesionistë me të cilët kam punuar. Vendos punën para gjithçkaje. Beson shumë te shpirti i skuadrës dhe ndërton një marrëdhënie shumë të mirë me kolegët e tij. Gjithçka duket shumë e bukur në ekran dhe jam shumë e lumtur që punoj me të”, është shpehur aktorja bukuroshe Hatice Sendil.