Nuk mund të kishte dhuratë më të bukur se kënga që Miriami dhe Albani i dedikuan vogëlushes së tyre me rastin e 2-vjetorit të lindjes. Me pamjen të veçanta ku shfaqej Ameli, zërin e dy artistëve të rrallë dhe fjalë që na prekën të gjithëve, çifti tregoi dhe një herë arsyen pse janë dy personazhe kaq të dashur për ne. Por festimet nuk i kanë lënë me aq. Ata kanë organizuar një festë shumë të bukur për Amelinë, në të cilën mbizotëronte roza. Të ftuar kanë qenë personazhe të njohur, por edhe miqtë e vegjël të Amelisë.








