Një program i ri humori do i shtohet ekranit. Këtë e ka zbuluar vetë Flor Binaj, i cili pak kohë më parë u largua nga “Portokallia” e tani po punon për programin e tij dhe surpriza të tjera. Këto i zbuloi vetë aktori i ftuar mëngjesin e sotëm në “Abc e mëngjesit”.
Flori, të cilin aktualisht e shohim moderator tek “Piranjat”, tha se po punon dhe për një stand up komedi dhe disa filma artistikë.
“Po punoj për një program timin, program humori, me të ftuar. Do të ketë një stand up komedi dhe disa filma artistikë. Një film do të jetë me metrazh të shkurtër. Tani që nuk jam në Portokalli, shoh sa kohë më ka zënë, sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte”, tha Flori.