Ditën e sotme kanë qarkulluar lajme mbi një emision të ri që do të nisë transmetimin së shpejti në ‘Top Channel’. Në një prononcim ekskluziv për ‘revistawho.com’ moderatori i këtij programi, Florian Agalliu zbuloi disa nga detajet. “Programi do të quhet ‘Dita e parë e punës’ dhe është një format i ri televiziv që do të nisë shumë shpejt në ‘Top Channel’. Unë do të jem moderatori i programit, i cili bazohet në kamera të fshehta”,-zbulon ai. Më tej Flori ka ndarë pak nga detajet mbi të cilat do të ndërtohet emisioni i ri.
“Ne ndjekim në ditën e parë të punës një personazh i cili fillon punë për herë të parë dhe shkon në një kompani të re. Gjithë përballja që duhet të bëjë ai me secilin prej drejtuesve në vendin e punës ku ka aplikuar do të mbulohet nga aktorët tanë që do të përpiqen të krijojnë situata konkrete komike dhe të këndshme për ta kthyer ditën e parë të punës në diçka ndryshe”,-ka mbyllur fjalën moderatori. Kujtojmë se aktualisht Floriani është moderator i programit ‘Në shtëpinë tonë’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BogO58oFIec/?taken-by=florianagalliu