Turjan Hysko ka ngjallur kuriozitet tek ndjekësit me një postim të fundit në Instagram. Moderatori dhe producenti i njohur ka zbuluar se është duke punuar për një projekt krejtësisht të ri, i cili pritet të sjellë risi në ekran.
“Kazerma do ndryshojë rregulla e lojës… një reality show që do e mbani mend gjatë”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një format unik dhe ndryshe nga gjithçka jemi mësuar të shohim deri më sot.
Edhe pse nuk ka dhënë më shumë detaje, titulli intrigues “Kazerma” ngre pritshmëri të larta për atë që do të vijë. Fansat dhe ndjekësit e Hyskos tashmë kanë nisur të komentojnë me entuziazëm, duke pritur me padurim të zbulojnë se çfarë fshihet pas këtij reality show të ri.









