Në një intervistë për revistën “Grazia”, Ilary flet për dashurinë e saj të re: biznesmenin gjerman, Bastian Muller, të cilin e njohu rastësisht në “lounge” të një kompanie ajrore. Një takim që i ka sjellë qetësi dhe entuziazëm të ri.
Sa iu përket komenteve për ata që shpresojnë një rikthim me ish-bashkëshortin e saj, Francesco Totti, prezantuesja italiane u përgjigj me pjekuri: “E gjej si një gjë të ëmbël, por nuk është e mundur. Pastaj nuk do të ishte respektuese ndaj atyre që janë pranë nesh tani”, duke nënvizuar mbylljen e një kapitulli dhe përqendrimin tek e ardhmja.