Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Një shënim i Zefina Hasanit për shitëset e paedukuara të Tiranës duhet t’i bëjë pronarët të mendohen mirë

03/11/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Një shënim i Zefina Hasanit për shitëset e paedukuara të Tiranës duhet t’i bëjë pronarët të mendohen mirë

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të hyni në një prej dyqaneve të Tiranës dhe blini apo s’blini të merrni kusur ndonjë shikim përçmues (në rastin më të mirë) ose ndonjë koment fare të patakt (në rastin më të keq) prej shitëseve, që jo përherë janë të pajisura me durim, mirësjellje dhe gatishmëri. Kuptohet që kjo nuk ndodh në çdo derë dyqani, por po të lexosh komentet e miqve dhe mikeshave të Zefina Hasanit në një status që gazetarja ka shkruar sot, kupton që fenomeni “shitëse të pasjellshme” nuk është dhe aq i rrallë.





“Shitësja e paedukuar e dyqanit

A ju ka ndodhur që të hyni gjithë qejf në një dyqan, me idenë fikse për të blerë një veshje, a ndonjë çantë që ju ka ngjitur që nga vitrina e pastaj të keni dalë vrikthi nga nervi që të ka ngritur përgjigjia pa takt e edukatë e shitëses? A ju ka ndodhur që ndërsa endeni nëpër vitrina bizhuzh, e pyesni për ndonjë varëse a unazë, shitësja të sheh vëngër e të thotë: është e shtrenjtë ajo (ç’ka nënkupton pargjykimin e saj mëndjelehtë, se s’është për takatin tënd financiar ajo që ti po kërkon)? A ju ka ndodhur që t’ju shohin nga koka tek këmbët sapo hyni, sikur të jenë duke ju bërë skaner, për t’ju gjurmuar ndonjë shenjë firmato në trup a çantë, e nëse nuk e ke aq të dukshme sa t’ju plasin sytë atyre, të përgjigjen zvarrë – zvarrë për çdo pyetje që u bën, aq sa ti ikën prap pa blerë asgjë, vetëm prej inatit të atij skanimi prej një shitëseje që vetëm pse nuk të ka parë të veshur firmato nuk të konsideron, që vetëm pse nuk të ka parë në Instagram a televizor, prap nuk të konsideron, që nuk e ka idenë se ç’punë bën ti e sa lekë mund të kesh ti, (qoftë dhe vetëm për atë ditë që ke hyrë në dyqanin ku ajo punon), apo dhe ç’mendje të lajthitur mund të kesh ti për të shpenzuar në atë moment, e ndaj nuk të konsideron.


Nuk di sa herë mund të ju ketë ndodhur juve. Mua e disa prej shoqeve të mia u kanë ndodhur situata si këto e të ngjashme si këto. Kisha kohë që s’më ndodhte, pasi e kisha shpëtuar veten nga ta papriturat e këtij lloji, duke zgjedhur të shkoj vetëm në dy – tre dyqane, këtu në Tiranë, ku shërbimi  i vajzave është perfekt e ku gjej ç’më duhet (kur s’lëviz dot jashtë). Por ja që njeriu ka qejf të ndërrojë dhe dorë ndonjëherë. Ndaj më ndodhi prap një situatë e çuditshme. Shkova në një dyqan veshjesh sportive, diku aty pranë Librit Universitar. Isha me “nepsin” për ta blerë, (pak rëndësi kishte çmimi), një kostum sportiv që ma kish bërë me sy prej ditësh nga vitrina dhe nga instagrami i një personazhi që e kam mike dhe ja besoj postimet që bën. Shkova me bindjen e cilësisë së mirë të pambukut, referuar dhe nga përcaktimi drejpërsëdrejti në një bisedë kafeneje, “po është mall i mirë”, i një tjetër miku që merr veshje po aty. Shkova por sapo e morra bluzën që doja, ma rrëmbyen gati me forcë nga dora, ende pa e mbaruar pyetjen “Po tutat e këtij kostumi ku mund t’i gjej?”. Kush do të thoni ju!? Shitësja, që pikërisht në atë moment u kujtua se një prej klienteve të saj të rregullta ja kishte lënë porosi ta hiqte mënjanë. “Eshtë e shitur, po kisha harru me e tërheq”- më tha vrazhdë e pa më thënë asnjë “të lutem, ndjesë, është gabimi im por kjo bluzë është e shitur”. Do ta kisha mirëkuptuar, mjafton të gjente mënyrën e komunikimit. Por atë sjellje nuk ia mirëkuptoja dot e megjithatë nuk i thashë asnjë prej fjalëve që meritonte në atë moment. Thjesht vendosa të mos blija asgjë në atë dyqan, i ktheva kurrizin e nisa të dal duke i thënë “Ditën e mirë!”, përshëndetje që nuk ma ktheu, sigurisht. E paedukatë, deri në fund. Dhe nuk e kuptoj pse pjesa më e madhe e shitëseve nëpër Tiranë, e kanë këtë sjellje e nuk na lënë mundësinë t’i respektojmë për punën e nderuar që duhet të bëjnë. Unë që prej kohëve kur jam njohur me shitësen e vogël të Andersenit, jam e prirur ta vlerësoj shumë punën që ato bëjnë, ashtu siç vlerësoj çdo lloj profesioni, që të siguron bukën e gojës, me djersën e ballit. Por kur nuk dijnë të sillen, vetëm pse janë mësuar t’u servilosen klientëve VIP, apo atyre që mbulohen kokë e këmbë me firmato, meritojnë nënvlerësimin e gjithë njerëzve, klientëve të zakonshëm të kësaj bote. Të zotët e këtyre dyqaneve duhet të merren seriozisht me trajnimin dhe edukimin profesional të punonjësve të tyre. Sot nuk përmenda emra dyqanesh, sepse doja të trajtoja fenomenin, (që s’e ndesh kurrë kur endesh për shopping dyqaneve të botës) por nëse do të ndeshem prap me një sjellje të tillë, do ta shkruaj troç, çfarë dhe ku. Sigurisht kur të guxoj të dalë prap nga ai rrethi i dyqaneve e i shitëseve profesioniste, që për fat të keq s’po bëhen ende dominuese në këtë kryeqytet.

PS- foto eshte marre rastesisht nga interneti, s’eshte imazh i asnje dyqani ne Tirane”, ka shkruar Hasani në llogarinë e saj.

Në këtë mënyrë Zefina ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë sipërmarrësit dhe sjelljen e pahijshme të shitëseve në Tiranë dhe çdo vend tjetër ku këto fenomene janë të përhapura./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin!

10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!
Breaking News

Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!

10/03/2026
Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Next Post
Bleona Qereti: Jam zyrtarisht e dashuruar me Richard Grenell…

Bleona Qereti: Jam zyrtarisht e dashuruar me Richard Grenell...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera