Gjithmonë na është thënë të kalojmë sa më shumë kohë produktive jashtë, tek ushtrojmë një sport apo kultivojmë hobit tona, por ajo që nuk kemi ditur deri më sot është se të qëndruarit në shtëpi mund të jetë po aq produktive sa një ditë e kaluar jashtë. Në ditët e sotme falë teknologjisë, kufijtë e katër mureve duket se janë zhdukur dhe brenda hapësirës së shtëpisë sonë, mund të bëjmë shumë më shumë gjëra nga sa e keni menduar. Mund të stërviteni, mund të shndërroheni në një kampionë Gaming, mund të punoni pa më të voglin problem, mund të jeni në kontak me miqtë tuaj, dhe kjo e gjitha falë pajisjeve të zgjuara. Nevojat e jetesës së konsumatorit po ndryshojnë vazhdimisht e për të lundruar në këtë hapësirë, Samsung ka zbuluar produkte dhe veçori të reja të lifestyle-it për të ngritur përvojën e përdoruesit në një nivel tjetër, duke i lejuar konsumatorët të personalizojnë mënyrën se si shohin dhe përjetojnë ekranet.
Figurë kinematografike absolute nga komoditeti i shtëpisë suaj
Modelet Neo QLED dhe linja OLED janë padyshim një central i fuqishëm, që jo vetëm do ndryshojnë mënyrën sesi ne shohim televizor, por edhe funksionet e këtij të fundit. Kjo linjë e televizorëve përmban produkte të avancuara, ku fokusi vihet tek përmirësimi i përvojës së përdoruesit, falë teknologjisë së integruar. Samsung ofron teknologjitë më të fundit, të cilat synojnë të ofrojnë komoditet te konsumatorët, duke përmirësuar jetën e tyre falë opsioneve si lidhje në çast, lidhje automatike, siguri e jo vetëm. Procesori Neural Quantum 8K, përvoja më e mirë 8K e Samsung e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, ka 64 rrjete të pavarura të inteligjencës artificiale, ku secili prej tyre analizon karakteristikat e përmbajtjes dhe cilësinë e figurës. Kjo gjë shton akoma dhe më shumë thellësi dhe mprehtësi në imazh. Quantum Matrix Technology Pro mundëson veçori të tilla si Adaptive Light Control dhe Real Depth Enhancer Pro që ofron imazh të gjallë 3D. Falë AI niveli i kontrastit, është si asnjëherë më parë, duke bërë që çdo gjë që shikoni të jetë e qartë si kristal përpara syve tuaj. Gjithashtu, modelet e reja Neo QLED janë pasuruar me një miliard nuanca të sakta dhe vëllim 100% të ngjyrave, të cilat me ndihmën e teknologjisë Quantum Dot, ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj. Zëri gjithashtu nuk do tingëllojë më njësoj. Teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi.
Përvec cilësisë shijoni veprat kinematografike në përmasa që nuk e kishit parë ndonjëherë
E nëse ekrani i televizorit nuk ju mjafton projektori i famshëm “Freestyle” projekton një ekran me rezolucion 1080p nga 30-100 inç në çdo mur, madje edhe brenda një tende. Është majftueshëm i vogël dhe i lehtë sa mund ta vendosësh e ta marrësh pothuajse kudo. Kur themi që ku projektor shndërron çdo hapësirë në kinema, vërtetë nënkuptojmë çdo hapësirë. Aventurat tuaja dhe shëtitjet në mal, netët e kaluara në një tendë nuk do të jenë më të njëjtat pasi të përjetoni emocionet e të parit një film nën qiellin e hapur. E kur këtë të fundit ta përdorni brenda ambienteve të shtëpisë, gjenerata e dytë Freestyle ka akses me të gjitha aplikacionet e tjera të disponueshme në ekosistemin e televizorit të Samsung. Samsung Electronics lider në industri kujdeset që çdo herë të ofrojë përvoja unike për çdo përdorues dhe kjo pajisje e pakrahasueshme zhbllokon një potencial të panjohur më parë. Freestyle, nuk është thjesht një projektor, a një monitor televizori portativ, me rrotullim 360 gradë, por shumë më shumë.
Fuqizoni jetën tuaj të përditshme
Portofoli i gjerë i ofertave të Samsung i ndihmon përdoruesit të krijojnë përvojat e tyre të përshtatura me pajisjet që përdorin çdo ditë, me teknologji më intuitive se kurrë më parë. Këtë vit, Samsung bën një hap më shumë në udhëtimin e tij gjithnjë në zhvillim, për të thjeshtuar jetën e përditshme të konsumatorëve me integrimin e pandërprerë të shumë pajisjeve në të gjithë ekosistemin e tij, përmes platformës inteligjente të shtëpisë SmartThings. Falë opsioneve të shumta Smart TV ju mund të punoni, luani dhe argëtoheni nga rehatia e shtëpisë tuaj përmes ekranit të Neo QLED. Mundësia për të bërë video calls dhe të pasurit kompjuterin tuaj në televizor do t’jua bëjë më të lehtë të organizoni zyrën nga shtëpia dhe të bashkëveproni me kolegët tuaj. Modelet e reja Neo QLED ju lejojnë të përdorni shpejt dhe lehtësisht skedarët e zyrës nga shtëpia me madhësinë e shikimit dhe cilësinë e QLED.
Një jetë më e shëndetshme falë televizorëve Samsung
Për ta apasionuarit pas mirëqenies e fitness-it, Neo QLED ju mundëson gjithashtu të krijoni një rutinë të shëndetshme jetese. Samsung Health ofron një librari të mrekullueshme me përmbajtjet më të mira të stërvitjes në shtëpi që fillojnë nga meditimi e deri te rutinat e stërvitjes intensive. Mund ta shikoni veten duke bërë ushtrime në të njëjtën kohë me trajnerin tuaj përmes kamerës së hollë të lidhur me Neo QLED.
Një përvojë e re Gaming
Kur vjen koha për t’u argëtuar, modelet e reja Samsung Neo QLEDofrojnë një sërë veçorish të dedikuara për t’i bërë këto pajisje edhe më të përsosura për lojëra. Deri më tani, të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm se teknologjia e Samsung është shumë miqësore për lojtarët.
Super Ultraëide GameVieë ofron një pamje të gjerë duke përfshirë raportet e pamjes si monitorët e lojrave 21:9 dhe 32:9 dhe me Game Bar-i i përmirësuar kontrollon në çast përmirësimet e lojërave dhe statistikat në kohë reale.
Më në fund, për të zgjeruar opsionet e shikimit, Samsung ofron Samsung TV Plus në të gjithë linjën e tij të televizorëve inteligjentë. Shërbimi falas i TV (FAST) dhe video on-demand (sipas kërkesës), ofron mbi 1800 kanale globalisht, duke përfshirë mbi 50 kanale në pronësi, duke arritur në 24 vende dhe 465 milionë pajisje globalisht në televizorin dhe pajisjet celulare të kompanisë. Është 100% falas dhe nuk kërkon shkarkime, abonime ose pajisje shtesë.