Mediat amerikane kanë konfirmuar se Ariana Grande është ndarë nga i dashuri i saj Ricky Alvarez. Nisur nga burime të afërta të këngëtares, ata janë ndarë para disa ditësh.
Ariana dhe Ricky kanë ndalur së ndjekuri njëri-tjerin nëpër rrjetet sociale, në të cilat këngëtarja është mjaft aktive.
”Jeta është shumë e egër dhe të ndryshosh është fantastike”-ky është një nga komentet e saj së fundmi në rrjetet sociale.
Për çfarë ndryshimi e ka fjalën Ariana?
Ariana dhe Ricky e nisën lidhjen e tyre në vitin 2015 në mesin e një polemike nisur nga një video ku këngëtarja shfaqej duke ngrënë donuts në një dyqan në Kaliforni dhe puthej me Ricky-in.
Deri tani asnjë prej tyre nuk ka folur në lidhje me çështjen apo të kenë konfirmuar ndarjen, por gjithçka tregon se këngëtarja është përsëri beqare.