Avril Lavigne dhe Mod Sun i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Përfaqësuesit e këngëtares konfirmuan ndarjen për Page Six. Thuhet se ata kishin pasur probleme muajt e fundit, duke i detyruar të ndaheshin dhe të bashkoheshin disa herë, përpara se përfundimisht t’i jepnin fund marrëdhënies. Sipas TMZ, tradhtia nuk është shkak për ndarjen. Ish -çifti u fejuan në Paris në mars 2022 pas lidhjes së tyre për më shumë se një vit.










