Një tjetër martesë pritet të ndodhë së shpejti në familjen Dreshaj. Pas propozimit për martesë që këngëtarja mori nga i dashuri i saj, tashmë është vëllai i Afërditës i cili ka formalizuar dashurinë me partneren e tij.
Këngëtarja ka zgjedhur ta urojë të vëllain nëpërmjet publikimit të fotos së çiftit në Instagram. “Urime për vëllain tim Arbër Dreshaj, për fejesën me Stephanie. Shumë e lumtur për ju, ju dua”- ka shkruar modelja.








