Duket se serialet turke po pëlqehen gjithmonë e më shumë. Pas ‘Dashuri e pafund’ që rrëmbeu çmimin ‘Seriali më i mirë’ në ‘Emmy’, nominohet një tjetër prodhim turk. ‘Nusja nga Stambolli’, telenovela mjaft e pëlqyer, është nominuar në po të njëjtën kategori në çmimet ‘Emmy’. Ky lajm i ka gëzuar pa masë aktorët dhe stafin e produksionit. Në këtë serial luajnë dy aktorët mjaft të dashur turq, Asli Denver dhe Oscan Deniz.