Sipas “Rai News” u tha se këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa do të prezantonte për herë të parë në Itali këngën e saj të re “Don’t start now” pjesë e “Future Nostalgia”, albumi i ri që do të dalë më 3 prill. Dhe kështu ndodhi mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuara speciale në festivalin e “Sanremos”. Në natën e katërt skena e Ariston “shpërtheu” nga muzika dhe performanca e jashtëzakonshme e Dua-s.
“Faleminderit shumë! E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj”, u shpreh modestisht Dua teksa u vlerësua nga Amadeus.
Këngëtarja më pas u përcoll me duartrokitje dhe brohoritje nga publiku italian.







