Jolanda Gurakuqi, nëna e një 15 -vjeçareje, ka rrëfyer para pak minutash për “News 24” se vajza e saj është abuzuar seksualisht nga bashkëshorti i saj, Fatos Gurakuqi.
Është vërtetuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore që vajza është përdhunuar nga i ati i saj. Nëna, në gjendje të mjerueshme, ka treguar se bashkëshorti jo vetëm abuzonte me të bijën, por ishte edhe i varur nga alkooli dhe përdorte dhunë fizike ndaj saj dhe 6 fëmijëve.
Ka qenë pikërisht mësuesja e vajzës që e ka denoncuar të atin e 15-vjeçares në polici për përdhunim, pasi vajzës i ra të fiktë në shkollë nga trauma. /Blitz.al/